Aktualitet

Masakër në Greqi, shuhet familja shqiptare në Andravida!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku është gjendur e masakruar me thikë një familj shqiptare, mes tyre edhe dy fëmijë, 2 dhe 1 vjeç.

Fëmija i madh i shtëpisë, 11 vjeç, ka gjetur pasditen e sotme çiftin shqiptar dhe dy fëmijët 1 dhe 2 vjeç të masakruar me thikë. Fëmija 11 vjeç u kthye pas aktivitetit pasdite dhe ka lajmëruar i shokuar. Fillimisht policia dyshoi se bashkëshorti vrau gruan dhe 2 fëmijët e në vijim vrau veten.

Por pak më pas policia deklaroi se vrasja mund të jetë kryer nga ish bashkëshorti i gruas, me të cilin ka fëmijën e parë, 11 vjeç, i vetmi që shpëtoi gjallë. 11 vjeçari nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi.

Kryebashkiaku i zonës Andravida-Kilini, Janis Lenxas, ka folur i shokuar për ngjarjen duke konfirmuar se bëhet fjalë për familje shqiptare, me banim në Agjo Konstantino, Andravida