Rajoni

Masat anti-COVID, Greqia zgjat mbylljen e Kapshticës deri në këtë datë!

Greqia shtyn sërish vendimin për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë deklaroi se afati i bllokimit të Pikës doganore është zyrtarisht deri më 22 shkurt. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet Kapshticës do të jetë e mbyllur.

Ndërsa hyrja nga Greqia drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Mjetet e transportit të pasagjerëve si autobusa apo taksi nuk do të lejohet të kalojnë.

Dy ditë më parë ishin drejtuesit lokalë të bashkive veriperëndimore të Greqisë që do të dorëzonin një kërkesë për rihapjen e pikës kufitare Krystallopigi-Kapshticë, pasi hasen probleme me kamionët e mallrat, por duket se autoritetet greke nuk e kanë marrë parasysh ndërkohë që në vend shifrat po rriten me hyrjen e varianteve të reja të COVID-19.