Aktualitet

Masat anti-COVID, Italia i mbyll kufijtë Shqipërisë për udhëtimet jothelbësore!

Pandemia COVID-19, Italia ndërmerr masa shtesë që prekin edhe Shqipërinë.

Një vendim i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë në Romë, përcakton se nga nesër, Italia i mbyll kufijtë Shqipërisë fqinje, për udhëtimet jo të domosdoshme. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe ato për turizëm.

Kalimi i vendit tonë nga lista D në atë E të Italisë, vështirëson udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 15 dhjetor.

Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.
Si rrjedhojë, duke filluar nga data , shtetasit nga:
– Shqipëria
– Maqedonia e Veriut
– Serbia
– Mali i Zi
– Bosnje Hercegovina
– Libani
– Azerbaxhani
– Moldavia
– Brunei Armenia
mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.
Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
https://app.euplf.eu/
b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
❗Këto masa janë të vlefshme deri më datë 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 444 qytetarë, ndërsa 4 vetë nuk e fituan dot betejën me sëmundjen.

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, 64 po trajtohen në spitale, 20 janë në gjendje më të rënduar.