Aktualitet

Masat e reja anti-Covid, publikohet rregullorja e Universitetit të Tiranës

Universiteti i Tiranës që çel dyert më 2 nëntor, publikoi sot projektrregulloren e brendshme anticovid në kuadër të funksionimit normal të vitit të ri akademik të Universitetit të Tiranës në kushtet e pandemisë.

Kjo rregullore ka si objekt përcaktimin e rregullave, procedurave dhe mekanizmave për mbrojtjen nga infeksioni i Covid-19 dhe për sigurimin e funksionimit normal të Universitetit të Tiranës në kushtet e pandemisë.

Gjithashtu rregullorja përcakton masat që duhet të zbatohen në të gjitha njësitë përbërëse nga personeli akademik, ndihmësakademik, administrativ dhe studentët, për garantimin e mospërhapjes së infeksionit të virusit Covid-19.

Rregullorja përcakton mbajtjen e maskës nga studentët dhe personeli në çdo mjedis, ruajtjen e distancës 1.5-2 metra, mbajtjen me vete të dezinfektantëve. Ndërkohë nuk do të lejohet konsumimi i ushqimit nëpër auditorë apo korridore.