Aktualitet

Mashtruan online italianë, tre në pranga/Miliona euro investoheshin në kriptovalutë!

Operacioni “Fitimi i Endrrave”, tre në pranga nga autoritetet italiane e SPAK, ndërsa pesë u shpallën në kërkim në vendin tonë për mashtrim online të italianëve duke përfituar miliona euro, që investoheshin në kriptovaluta. U sekuestruan dy pika “Call Center” në Tiranë, me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjutera e dy servera të lidhur me të gjitha stacionet e punës.

Mendohet se grupi ka mashtruar një numër të madh qytetarësh italianë. Në shifra paraprake mendohet se janë dëmtuar deri në 3 milion euro, por mund të jetë është më e lartë. Hetimet kanë nisur pas denoncimit në Itali dhe ka dalë skemë mashtrimi mjaft komplekse. Viktimt telefonoheshin ku bindeshin për të investruar në shifra të vogla dhe më pas transofrmoheshin në fitime të mëdha.

Disa prej viktimave kanë parë se investimet e tyre janë trefshiruar në pak ditë dhe e bënin Akoma më të besueshëm investimin. Kanë qenë të bindur në hedhjen e qindar mijëra eurove jashtë dhe brenda vendit. Mashtruesit ishin mjaft të afërt me viktimat.

Bisedat ishin për emergjencat e pandemisë dhe situatat e viktimave duke shfrytëzuar dhe vetminë e shaktuar nga situate e pandemisë dhe vetëofroheshin si miq. Viktimat ishin grupmnosha të ndryshme, shtëpiakë, banues në Itali.

Propozimi bëhej për blerjen e aksioneve në Amazon në vlerën 250 euro dhe fitimit brenda 1 jave. Më pas i bindin për investim në kriptovalutën në Bitcoin. Sipas tyre investimi do të rritej pas futjes së produktit të vaksinave në treg.

Grupi kriminal kishte arritur të krijonte Call Center me role të ndryshme. Kishte operatorë që kontaktonin me klientët dhe ndiqnin hap pas hapi viktimat. Besnikëria e klientit ishte efikase sa viktima në pjesën më të madhe të rasteve e ka lejuar të përdorte në distancë kompjuterin personal dhe bënte trasnfertat e parave.

Mashtruesit s’mjaftoheshin me kaq, kontrollonin email, fotografi dhe dokumente për të patur në dorë viktimën nëse hezitonin të bënin investime.

Sa herë e hasnin këtë bëheshin agresiv dhe përdornin dokumentet për t’i bindur që të investonin. Në raste të tjera, viktimat me vullnet të lirë i jepnin kredincialet e aksesit në shërbimet bankare për të shpejtuar kryerjen e investimeve. Të shumta ishin arsyet sa herë që viktimat kërkonin të tërhiqnin fitime të rreme. Ndër to ishin pretendimi për të paguar një komision për zhbllokimin e fondeve një agjencie të BE për shkak të Brexit.

Këto shuma kalonin në llogaritë e grupit kriminal që nuk e kthente mbrapsht fitimin fillestar. Paratë e viktimave shndërroheshin në kriptovaluta që të bëheshin të pagjurmueshme. Grupi do të zgjerohej dhe Call Center do të zhvendosej.