Politikë

“Maskaradë që dëmton opozitën”, Xhaferaj flet për përjashtimin e 4 deputetëve

Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD i 4 deputetëve, duket se ka thelluar edhe më tej përplasjet mes demokratëve. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, njeheresh nenkryetar i komisionit te Sigurisë, e konisderoi vendimin një maskasadë që dëmton sipas tij opozitën.

4 deputetët janë kolegë të respektuar që i rri shumë kostumi i deputetit opozitar. Jam njohur përmes medias për këtë vendim. Unë jam marr e do merrem me qeverinë, ka kolegë të tjerë që merren me qëndrimin brenda grupit opozitar.

Fakti që jam njohur përmes medias, tregon për maskaradën e kësaj vendimmarrje. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh edhe pse vite më parë kemi kaluar situata shumë të vështira.” – U shpreh Xhaferraj.

I pyetur nëse do kërkojë shkarkimin e kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj pas këtij vendimi, Xhaferaj tha se do të firmosë cdo kërkesë që ka për qëllim forcimin e opozitës.

“Janë situata hipotetike. Do firmos cdo kërkesë që ka si qëllim forcimin e opozitës. Jemi përballë një regjimi. Por e ritheksoj, unë jam marr dhe merrem me qeverinë, për të tjerë që duan të merren brenda opozitës. Nëse kam menduar dhe vijoj të mendoj se Berisha bashkon shumë mirë një pjesë të demokratëve ka vështirësi të bashkojë gjithë demokratët dhe e ka akoma më të vështirë të bashkojë elektoratin gri, kjo është ndarja që unë kam me z.Berisha. Por mund të them që ditën që Rama afron Agron Çelën, opozita largon Agron Shehaj. Kam firmosur e do firmos cdo iniciatëve që forcon opozitën” -vijoi Xhaferaj.