Celebrities Gossip Showbiz

Maskat anti-COVID të detyrueshme?! Epo na vjen keq, J.Lo nuk mendon kështu!

Në mbrëmjen e madhe të “Met Gala” ajo shkëlqeu. E si mund të ndodhte ndryshe kur po flasim për divën e muzikës latine J.Lo? Së fundmi, 52-vjeçarja ka udhëtuar drejt Los Angeles-it teksa shihej e veshur me një bluze të gjelbër të kombinuar më një palë pantallona të po së njëjtës ngjyrë dhe gjithashtu edhe me një çantë jeshile të hapur.

Por, ajo që u vu re mënjëherë në fotot e kapura nga paparacët ishtë fakti që Jennifer harroi të vendose maskën anti-COVID brenda një studio vallëzimi edhe pse jashtë derës së saj thuhej se maskat janë të detyrueshme. Por, mesa duket ylli i muzikës e ka kuptuar menjëherë gabimin dhe u pa të dilte nga studio me maskë.

Së fundmi, Lopez është shprehur për atë që i bën lëkurës së saj pas një stërvitjeje intensive në llogarinë e saj në Instagram “JLo Beauty”. Super ylli u shpreh se kurrë nuk del nga shtëpia pa grim dhe gjithashtu kujdeset që të shkojë me veshje stil në palestër.

Rikujtojmë, se Lopez dhe Affleck u rikthyen në tapetin e kuq pas 17 vitesh, në Festivalin e Filmit në Venecia. Mirëpo, çifti është përballur me një incident të pakëndshëm kur po largoheshin nga aeroporti i Venecias. Një fans u afrua pranë tyre dhe kërkoi me ngulm që të bënte foto me këngëtaren.

52-vjeçarja para disa ditësh ka shkëlqyer në qytetin e bukur të Venecias. Me look-un e saj ajo i ka mahnitur të gjithë. Bukuroshja u shfaq në një varkë të vogël me një fustan shumë të bukur dhe të magjishëm teksa po bënte një set fotografik. Fustani ishte i stiluar nga stilistët italianë të ‘Dolce & Gabbana’-s.