Celebrities Film & Tv Showbiz

Matt Damon ka refuzuar rolin më fitimprurës në filmin e sukseshëm, por pse?!

Aktori i njohur i “Hollywood”-it, Matt Damon, ka treguar së fundmi se e ka refuzuar rolin kryesor në filmin e suksesshëm, “Avatar”. Madje, ai i kishe thënë ‘jo’ regjisorit James Cameron edhe pse ky i fundit i kishte ofruar 10 për qind të përfitimeve.

Gjatë një interviste në Festivalin e Filmit në Kanë, ylli i filmave “The Bourne Identity” dhe “Good Will Hunting” ka thënë se e kishte refuzuar ofertën për shkak se nuk i përshtatej orari i xhirimeve. Matt bëri shaka lidhur me përfitimet që do t’i ofroheshin dhe se ky veprim i Cameron do të hynte në histori. Ai deklaroi se:

Më është ofruar të punoj në një film të quajtur ‘Avatar’. James Cameron më ofroi 10 për qind të përfitimeve nga ai. Kurrë nuk do të takoni një aktor tjetër që ka refuzuar më shumë para se unë.

Ndërkohë, filmi “Avatar” ka fituar mbi 2.8 miliardë dollarë, ndërsa pas refuzimit të Damon, James Cameron ia ofroi rolin aktorit Sam Worthingtonit, por atij nuk i ofroi 10 për qind të përfitimeve.