Bota Gossip

Matt Hancock jep dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Shëndetësisë pasi u kap duke…

Sekretari i shëndetësisë së Britanisë është përfshirë në një skandal seksual.
Prej ditësh janë duke qarkulluar nëpër rrjete të ndryshmë foto dhe video të sekretarit së bashku me asistenten e tij, Gina Coladangelo.
Ata shfaqen duke u puthur në zyrën e Matt. Këto janë shpërndarë dhe postuar nga “The Sun”, e gjithë kjo mendohet se është bërë për të shkaktuar trazira në opinionin publik në vend.

Por një ditë pas të gjithë këtij skandali, Hancock vendosi të largohej nga posti i tij. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një videomesazhi të postuar në rrjetin social Twitter.

Ai u shpreh se qeveria britanike i ka një borxh të madh qytetarëve të saj për sakrificën e bërë gjatë pandemisë. Si dhe ka shumë zëra që Matt i ka dërguar një lëtër kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ku ky i fundit thuhet se ka shprehur keqardhjen e tij për largimin e sekretarit nga posti.

Rikujtojmë se vendimi i Matt Hancock për t’u larguar nga posti i sekretarit, erdhi vetëm prej skandalit që mori dhenë në Britani, nga shumë komente e paragjykime të bëra kundrejt tij, si dhe shumë zyrtarë kanë kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm që pas zbulimit të romancës.