Celebrities Showbiz

Matthew McConaughey i përgjigjet spekulimeve mbi një kandidaturë të mundshme për guvernator të Teksasit!

Matthew McConaughey, i cili ka qenë pranë një kandidimi për guvernator të Teksasit, do të kishte mbështetje të konsiderueshme nga votuesit nëse vendos të hyjë në garë, sipas një sondazhi të ri. Sondazhi, i publikuar të dielën nga “The Dallas Morning News” dhe Universiteti i Teksasit në Tyler, zbuloi se 40% e të anketuarve duan që aktori fitues i çmimit Oscar të kandidojë.

Megjithatë aktori njoftoi së fundmi se nuk ka plane të menjëhershme për një të ardhme në politikë në një videomesazh të postuar ditën e djeshme. McConaughey i mbylli derën një oferte të mundshme për guvernator të Teksasit në vitin 2022, pasi pranoi se kohën e tij e kaloi duke eksploruar, mësuar dhe dëgjuar gjatë dy viteve të fundit, ndërsa mendonte për një karrierë në poste publike. Aktori u shpreh se:

Si një fëmijë i thjeshtë i lindur në qytetin e vogël të Uvalde, Texas, nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që një ditë do të konsiderohesha për lidership politik. Është një rrugë përulëse dhe frymëzuese për të medituar. Është gjithashtu një rrugë që unë po zgjedh të mos e marr në këtë moment. Kam mësuar që kemi disa probleme që duhet t’i rregullojmë. Që politika jonë ka nevojë për qëllime të reja. Se ne kemi nevojë për më shumë besim në jetën tonë. Kam mësuar se liria vjen me përgjegjësi dhe se liderët e mëdhenj shërbejnë. Qoftë një politikan, një CEO, një qendërmbrojtës, një nënë, baba, burrë, grua, vëlla, mik, mentor apo mësues, ne udhëheqim duke i shërbyer njëri-tjetrit. Ne udhëheqim përmes shërbimit tonë. Çfarë është shërbimi? Shërbimi është duke marrë përgjegjësinë sot, kështu që nesër mund të kemi më shumë liri. Shërbimi është duke bërë zgjedhjen më të mirë për ju dhe për veten.

Në vend që të kandidonte për guvernator të Texas-it, McConaughey shpjegoi se ai do të vazhdojë të mbështesë sipërmarrësit, bizneset dhe fondacionet që po krijojnë shtigje për njerëzit që të kenë sukses, organizata që kanë një mision për të shërbyer dhe për të ndërtuar besimin duke gjeneruar gjithashtu prosperitet. McConaughey më parë adresoi spekulimet në lidhje me planet e tij për të kandiduar për guvernator të Teksasit gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon në muajin mars.

Është diçka që po e konsideroj. Absolutisht. Sa i nderuar ndihesh të jesh në gjendje që ta marrësh në konsideratë këtë.