Aktualitet

Matura Shtetërore, sot provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë!

Rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku zhvillohet provimi. Tirana ka 38 qendra për 8.300 nxënës.

Edhe këtë vit maturantët zbatojnë rregullat anti-COVID. Në një klasë vendosen 10-15 maturantë. Nëse ditën e provimit maturanti rezulton i infektuar me koronavirus, nuk hyn në testim por i jepet mundësia ta japë në sezonin e vjeshtës.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, përgjegjës administrimi dhe sipas rregullores, maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vete e nëse konstatohet me telefon, përjashtohet nga provimi. Po ashtu, me vete mbahet mjeti identifikues.

Më 11 qershor, maturantët kanë provimin e Matematikës, ndërsa më 15 qershor atë të lëndës me zgjedhje.