Art & Kulturë Pardon My French

Maxim Aladini flet për “Gjurmë pa shenjë”: “Është histori e vërtetë, kam dashuruar vajzën e një deputeti…”

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Maxim Aladini, regjisor, producent, skenarist dhe aktor, pra dukshëm një artist në kuptimin e plotë të fjalës. Ai flet për filmin “Gjurmë pa shenjë”, një film që i ka të gjitha. Aladini tregon historinë e filmit në vija të përgjithshme, por pa shfaqur ‘sekretet’ ende, duke ju ftuar kështu t’i zbuloni vetë ato duke e parë filmin.

Është një ngjarje e imja e vërtetë. Unë jam dashururar me vajzën e një deputeti të së majtës. Është problem ta them emrin e saj sepse unë babin e kam me të djathtën.

Ndërkohë, Aladini na zbulon gjithashtu se historinë e ka shkruar edhe si libër, përpara se kjo romancë të projektohej si film.

Këtë histori e kam shkruar dhe si libër, i cili është me të njejtin titull… Unë e pata edhe si premtim, i pata thënë asaj vajzës që do shkruaj për ty në atë lloj forme që nuk është shkruar ndonjëherë.

Gjithashtu, Maxim na tregon se disa nga vendet ku është xhiruar filmi janë pikërisht Shqipëria, Zvicra, Italia dhe Kosova. Ndër të tjera, ai zbulon disa nga aktorët që janë pjesë e këtij projekti filmik, teksa theksoi se donte të mbizotëronte një frymë grupi përgjatë xhirimeve.

Doja të bënim një projekt të përbashkët. Keisi Medini, vajza e Sabianit na ka bërë shumë marketing. Edhe Fationi i “Për’puthen” normalisht.

Por padiskutim ajo për të cilën ka më shumë interes lidhur me këtë histori të vërtetë dashurie, është se si ka përfunduar ajo, dhe Maxim Aladini jep përgjigjen e mëposhtme.

I kemi shkëputur marrëdhëniet rreth katër apo pesë vite më parë.