Music Showbiz

Mbahuni goca! Maluma e ka ndarë mendjen që do të vi në Tiranë dhe ja se kur!

Për shkak të COVID-19 në vendin tonë u anuluan disa evente kulturore, mes tyre edhe koncerti i këngëtarit Maluma, i cili ishte vendosur të mbahej me 14 mars të vitit të kaluar.

Për Tiranën u caktua data 6 shtator 2020, mirëpo edhe kjo datë u shty. Por siç thotë shprehja: “Pas çdo të keqe vjen gjithmonë një e mirë”. Këngëtari i famshëm latin pritet të vijë në Tiranë në 14 mars 2022.

Bashkia Tiranë dhe kompania “RedCloud” si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë këto bileta.

Organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.

Rikujtojmë, se hiti i Maluma-s “Hawai” brenda një kohe të shkurtër ka thyer një rekord. Ditët e fundit ka qarkulluar dhe lajmi se modelja bukuroshe Oriola Marashi është parë nën shoqërinë e Natalia Barulich, e cila përveç se një modele e njohur njihet edhe për lidhjen që ka patur me këngëtarin Maluma.