Lajmet e fundit Sport

Mbappe në Madrid?! Ja detaji që zbulon shumë për të ardhmen e sulmuesit!

Në Madrid janë të bindur se Kylian Mbape do të luajë me Realin e Madridit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ndonëse zyrtarizimi i francezit mungon, në Madrid po përgatiten për të gjitha.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije dy fakte interesante që të bëjnë të mendosh se e ardhmja e Mbapesë kalon nga “Santiago Bernabeu”. Së pari, sulmuesi francez nuk ka drekuar me Ashraf Hakimin në Madrid, por ka takuar fshehurazi në restorant të dërguar të Realit të Madridit ku ka premtuar transferimin në kryeqytetin spanjoll.

Së dyti që është dhe më domethënëse ka të bëjë me faktin se Reali i Madridit ka prodhuar 20 mijë fanellat e para me emrin e sulmuesit të kombëtares franceze.

 

Te Reali gjithsesi nuk duan të nxitohen dhe sipas parashikimeve të klubit të bardhë, Kilië Mbape pritet të zyrtarizohet si një lojtar i ri i Madridit duke nisur nga korriku i ardhshëm. Ndërsa prezantimi i tij do të jetë në mesin e korrikut pasi të kthehet nga pushimet.

Megjithatë lajmet janë kontradiktore. Pak ditë më parë sipas “Le Parisien”, Mbappe do të shpërblehet me një bonus prej 100 milionë eurosh për rinovimin e kontratës dhe në të njëjtën kohë, do të përfitojë edhe 50 milionë euro rrogë në sezon.

Marrëveshja mes palëve thuhej se ishte arritur në të gjithë detajet dhe kishte mbetur vetëm zyrtarizimi, që do të “linte me gisht në gojë” Realin e Madridit, pasi spanjollët duhet të paguajnë çmimin e kartonit, nëse duan të marrin Mbappe.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe trajneri i Paris Siant Germain deklaroi se Mbappe do të qëndrojë me 100%, ndërsa mediat raportonin për negociata intensive, ku u përfshi edhe vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.