Celebrities Gossip Showbiz

Mbaroi “armëpushimi” mes Kim dhe Kanye, reperi vjen me paralajmërimin e fortë ndaj familjes Kardashian!

Divorci i bujshëm i Kim Kardashian dhe Kanye West duket se nuk po zhvillohet shumë në mënyrë paqësore. Së fundmi Kanye i bëri të ditur ish-bashkëshortes së tij se asgjë nuk mund të hyjë mes tij dhe katër fëmijëve dhe se ai do luftojë për ta në gjykatë. Reperi 44-vjeçar paralajmëroi familjen Kardashian për fëmijët e tij të mitur, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ato mund të bëjnë shaka në media, ato mund të sajojnë histori për atë që unë jam, ato mund të bëjnë shumë gjëra, por unë do t’jua them live, mos luani me fëmijët e mi. Gjithçka do të jetë e ligjshme. 

Ndërkohë Kim Kardashian iu drejtua reperit duke thënë:

Kam qenë e bekuar në këtë jetë, jam mirënjohëse për gjithçka, sinqerisht, për të gjitha uljet dhe ngritjet. Domethënë jam martuar me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu me ngjyrë më i pasur në Amerikë, një gjeni i talentuar, i cili më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. E mora vendimin për tu divorcuar, vetëm për një gjë: personalitetin e tij. E di që tingëllon keq, por njerëzit vazhdojnë të më thonë se komedia vjen nga e vërteta. Dhe nëse ka një gjë që unë gjithmonë përpiqem ta bëj, është të jem e sinqertë.

Reperi vuri në dukje se ai do të qëndronte i qetë dhe nuk do të lejonte askënd të manipulonte historinë e tij, përpara se të shtonte se familja Kardashian po përpiqej ta armiqësonte me fëmijët. Vlen të theksojmë se Kanye West dhe Julia Fox kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Së fundmi ata morën pjesë së bashku në sfilatën e modës “KENZO” si pjesë e Javës së Modës për Burrat në Paris në Francë.

Kim Kardashian nga ana tjetër dhe i dashuri i saj i ri, Pete Davidson, po shijojnë lidhjen, ndërsa ajo ndihet si një person më i mirë dhe më i lirë me të. Edhe pse ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është ende e zënë duke punuar në markën e saj, ajo është e lumtur që komediani po punon edhe në projekte të tjera jashtë shfaqjes së saj televizive.