Politikë

“Mbase sot lajmi i mirë”, Rama shfaqet me presidentin bullgar: Çfarë po paralajmëron?

Në Madrid mbahet sot dita e dytë e samitit të NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet në samit, ndërsa janë mbledhur krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA, me fokus mbështetjen për Ukrainën.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Posted by Edi Rama on Thursday, June 30, 2022

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë lajmi i mirë që ka paralajmëruar kryeministri. Ndërkohë, Bullgaria ka njoftuar heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke zhbllokuar në këtë mënyrë procesin e çeljes së negociatave.

Kujtojmë se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duke ngjallur shpresa se deri në fund të këtij muaji mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Propozimi i Francës për heqjen e vetos bullgare parasheh që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.