Botë e Çuditshme

Mbetën të bllokuar prej 4 ditësh për shkak të borës, këta njerëz nuk donin që ky “makth” i bukur të mbaronte!

Më shumë se 60 persona mbetën të bllokuar brenda një pub-i në Britaninë e Madhe prej 4 ditësh, për shkak të borës së dendur që solli stuhia Arwen, e cila bllokoi rrugën, madje dhe derën hyrëse, si dhe këputi kabllo të energjisë elektrike.

Megjithatë, situata nuk u paraqit aq e keqe pasi personat e bllokuar ishin shumë të kënaqur me ushqimin, muzikën live dhe aktivitetet që po organizoheshin nga pronari i pub-it, i cili u mundua t’i argëtojë ata gjatë gjithë kohës.

Shumë prej të pranishmëve fjetën në shtretër të improvizuar dhe dyshekë në dysheme dhe panë filma në ekranin e projektorit. Grupi i Noasis, i cili në fakt është frymëzuar nga Oasis, ofroi pjesën më të madhe të argëtimit muzikor dhe për këtë arsye disa nga “miqtë” nuk donin të largoheshin nga ndërtesa e vjetër që ndodhet 528 m mbi nivelin e detit.

Shefja e Zyrës Ligjore Nicola Townsend ndau shqetësimet e saj për njerëzit që ishin prezent aty:

Kam parë jashtë në orën 21:00 të mbrëmjes dhe bora ishte aq e lartë dhe dukshmëria ishte aq e dobët, saqë e dija se nuk kishte mundësi të shkojmë diku. Në fillim isha paksa nervoze me kaq shumë të huaj së bashku, por sapo njerëzit e dinin se nuk mund të shkonin askund, u qetësuan dhe u kënaqën së bashku.

Becky Keoghan dhe Liz Jones udhëtuan dy orë e gjysmë nga Warrington me një furgon kampi. Ata të dy duhej të telefononin në punë për të thënë se nuk mund të shkonin.

Liz tha:

Isha pak e shqetësuar kur pashë se sa i keq ishte moti, por kur u vendosëm këtu ishte shumë bukur. Ndjeva atmosferën festive dhe tani jam 50/50 për dëshirën për t’u larguar.

Por i gjithë ky “makth” i bukur mori fund dhe të hënën, shumica prej tyre më në fund arritën të shkonin në shtëpi.