Bota

Mbi 5 mijë persona kanë humbur jetën, stuhia Daniel krijon ‘liqene’ në Sahara!

Stuhia Daniel goditi me ashpërsi të madhe Afrikën e Veriut dhe veçanërisht Libinë, ku deri më tani mbi 5000 persona kanë humbur jetën. Imazhet nga sateliti Sentinel II i Programit Evropian Copernicus zbulojnë të dhëna shqetësuese për sa i përket përmbytjeve. Imazhi i dyfishtë tregon Libinë Verilindore, para dhe pas kalimit të stuhisë Daniel. Siç shihet, në zonat e përmbytura janë formuar sipërfaqe ujore të ngjashme me “liqenet”, në zemër të Saharasë.

Rikujtojmë, se nga stuhia mijëra janë plagosur, të paktën 30,000 banorë të qytetit Derna janë zhvendosur, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, ndërsa 10 mijë persona janë shpallur të zhdukur nga autoritetet zyrtare. Organizata e Kombeve të Bashkuara po organizon ndihmën për të mbijetuarit pas stuhisë shkatërruese në Libi.