Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, kryesuar nga Niko Peleshi.
Ky i fundit në një deklaratë për media bëri me dije se në mbledhje u diskutua rendi i ditës i seancës së ardhshme plenare që do të nisë me interpelancë me kryeministrin Edi Rama, që siç tha ai, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm.
Për mandatin e Olta Xhaçkës, Peleshi tha se nuk është diskutur dhe nuk ka një vendim politik, por do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi: Diskutuam për nisjen e sezonit parlamentar, ky sesion i rëndësishëm edhe për zgjedhjet. Një interpelancë është kërkuar më kryeministrin Edi Rama.
Një tjetër interperlancë me zv. kryeministren dhe pastaj është axhenda është normale. Do jetë një interpelancë në zbatim të rregullores. Me shumë gjasë do të jetë në seancë.
Nuk ka një vendim politik për mandatin e Olta Xhackës. Do të zbatojmë vendimet e kushtetueses pa komente politike.
Marrë shkak nga ky rast për situata të ngjashme do t’i drejtohemi Venecias. Takim të premten me Ramën në Elbasan.
Mundësi për çdo deputet për të ndarë mendime si të bëhet më mirë komunikimi. Listat e hapura është një garë e shëndetshme.