Aktualitet

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë në Elbasan, zbardhet axhenda e plotë!

Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të takohet me homologun e tij, Edi Rama në orën 10:00, ndërkohë që më pas do të vijohet me çeljen e sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët.

Po ashtu, është parashikuar që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp nga dy kryeministrat.

AXHENDA

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)

11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)

11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)

12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarë)

13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë(Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.