Horoskopi Lifestyle

Mblidhuni të gjithë këtu! Ja se si do të jetë kjo verë për ju sipas shenjës suaj së zodiakut!

Vera po afron dhe me siguri të gjithë jeni kuriozë si do t’ju shkojë stina më e nxehtë e vitit, që shumica prej nesh e presin me padurim. Epo falë planeteve mund të mësojmë më shumë dhe mjafton të dini shenjën e horoskopit për ta zbuluar.

Dashi

Kjo verë do jetë shumë e nxehtë për ty. Përgatitu të bësh qejf, të marrësh rreze dielli dhe të shpenzosh shumicën e kohës jashtë. Do të vraponi për t’u kënaqur e për të bërë qejf!

Demi

Bëj gati rrobabanjot, por ndërkohë kujdesu për kilet e tepërta para se të nisë vera. Mos u tundo nga ushqimet e preferuara dhe mos e neglizho palestrën që vera të të gjejë në super formë!

Binjakët

Këtë verë do festosh si i/e çmendur. Do dalësh me shok e shoqe, por kujdes me pijen që të mos përfundosh në situata të padëshiruara. Gjithashtu flirtimet do të jenë të pashmangshme!

Gaforrja

Je në merak për verën, por mos u shqetëso. Punët nuk i ke mirë me paratë, por do të punosh dhe pushimet më të mira mund t’i bësh në shtator.

Luani

Këtë verë do të kesh të gjithë vëmendjen tek vetja. Në rrugë do të kesh admirues që do të kthejnë kokat për të të parë. Sa për pushime, këtë verë na vjen keq Luan por mjaftohu me banjo dielli në ballkon!

Virgjëresha

Këtë verë do të kursesh sepse ke bërë plane për shtator. Me shumë siguri edhe gjatë verës do të punosh për të mbledhur ato paratë që do të të duhen për udhëtimin e rradhës.

Peshorja

Vetëm gjëra të mira të presin këtë verë. Do të kesh bisedime me miqtë se ku do dëshironi t’i kaloni pushimet dhe nëse nuk bini në një mendje, kujdes se do të përfundoni duke parë filma në shtëpi.

Akrepi

Do e kalosh verën duke thurur plane dhe do të marrësh kënaqësi nga zbulimet që do të bësh. As do e kesh mendjen fare te deti dhe dielli. E çuditshme!

Shigjetari

Një verë aktive do të kalosh. Do të bësh sport dhe do të lëvizësh trupin. Kështu të paktën nuk do të mërzitesh, por ama njerëzit e tjerë do të të kenë zili.

Bricjapi

Si person realist që je, në verë nuk do të shpenzosh për aventura apo për rrobabanjo seksi. Ato paratë do i ruash për vjeshtën sepse ke plane të tjera. Dhe do të shpërbleheni për këtë!

Ujori

Do e kalosh verën paksa vetëm, por duke ndërtuar të ardhmen e ndritur. Gjithçka që do të përgatisni teksa kaloni kohë vetëm do shpërblehet.

Peshqit

Përgatitu të gjesh dashurinë gjatë pushimeve. Edhe pse ndoshta nuk do të jetë dashuria e vërtetë, prapë do të bëni qejf këtë verë kështu që e dimë se mezi po e pret!