Bota

Mblodhi miliona euro për kërkimet mbi kancerin, shuhet gazetarja e BBC, Dame Deborah James!

Gazetarja e BBC, Dame Deborah James, fatkeqësisht ka ndëruar jetë në moshën 40-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e kancerit. Sipas BBC, Dame Deborah u lavdërua për qasjen e saj mbi kancerin, pasi ndau përvojat e saj të trajtimit dhe jetës së përditshme. Ajo merrte kujdes mjekësor në shtëpi kohët e fundit për kancerin e zorrëve dhe deri më tani kishte mbledhur miliona para për kërkimet shkencore për këtë sëmundje.

Familja e saj e ka bërë më dije vdekjen e saj përmes një postimi në faqen e saj në Instagram. Në njoftim thuhet se:

Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme.

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie tha se ajo ishte një frymëzim i vërtetë dhe mënyra se si ajo foli për kancerin “lëvizi kombin, frymëzoi ndryshimin dhe padyshim shpëtoi jetë”. Deborah James, u nderua në maj në shenjë mirënjohjeje për mbledhjen e fondeve për kancerin.

Në maj, ajo u nderua nga Princi William në shtëpinë e prindërve të saj në, Woking, Surrey, ku kishte zgjedhur të qëndronte. Gazetarja aktivistja, Dame Deborah, nënë e dy fëmijëve, u diagnostikua me kancer në vitin 2016.