BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Mbrëmë për herë të parë…”, Olta flet për eleminim e Armaldos në “BBV Live nga Shtëpia”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët të cilët vazhduan pjesën e dytë të programit ishin Luizi dhe Visin dhe të ftuar Olta me Fotinin. Dihet se eleminim i djeshëm i Armaldos ende është në vëmendje brenda shtëpisë, ku shihet gëzimi i Luizit dhe mërzitja e Oltës dhe Luizi i kërkoi Oltës të fliste rreth kësaj.

Nuk e prisja dhe ishte i vetmi njeri që kisha një marrëdhënie të ngushtë brenda. Më mungon shumë mbrëmë për herë të parë nuk më bëhej të shkoja në krevat se kisha ato muhabetet e mia me Maestron para se të flija 

Banorët e parë që e nisën programin ditën e sotme ishin Olta, Kiara me të ftuar Kristin dhe Qetsorin. Vajzat e kanë pyetur Qetsorin se përse zgjodhi në fillim të afrohej me Oltën më shumë se me banorët e tjerë dhe ai është përgjigjur.