Gossip Showbiz

Mbrëmja e 31 dhjetorit në Top Channel nuk do t’i përkasë më “Portokallisë” por “Big Brother VIP”?!

Të gjithë e dimë, madje është kthyer në një traditë tashmë që mbrëmja e ndrrimit të viteve shoqërohet me Top Channel, duke shijuar programit e humorit “Portokalli”.

Por duket se këtë herë gjërat do të ndryshojnë tërësisht, ku për herë të parë në ekranin e Top Channel, më 31 dhejtor nuk do të jetë më emisioni i humoirt, por “Big Brother VIP”, i cili ka ardhur me një edicion shumë të veçantë.

Këtë e ka bërë të ditur, ose më saktë na ka bërë të dyshojmë se diçka e tillë është e vërtetë, postimi në InstaStory i moderatores Arbana Osmani.
Ajo është pyetur për një destinacion të mirë gjatë ndrrimit të viteve dhe përgjigja e saj ka qenë “në shtëpi, duke parë BBVIP”.

Kjo na bëri të mendojmë se do të jemi nënë shoqërinë e tyre dhe do të jetë një mbrëmje shumë e veçantë dhe e mrekullueshme ku sigurisht që nuk do të mungojnë kurrsesi surprizat shumë emocionuese.

Për ta vërtetuar këtë, mjafton t’i hedhim një sy kalendarit që shënon se data 31 dhjetor i përket ditës së premte, që përkon me spektaklin e shtëpisë më të ndjekur në vend.

Diçka e tillë mbetet ende për t’u konfirmuar pasi ende nuk e dimë saktësisaht se cili prej programeve do të jetë ai që do të bëhet pjesë e shtëpive të shqiptarëve dhe jo vetëm gjatë mbrëmjes së ndrrimit të viteve. Por jemi të sigurt se cilido të jetë, të gjithë ne do të jemi mjaft të gëzuar pasi janë dy formate shumë të dashura nga publiku.