Celebrities

Mbretëresha Elizabet nuk do të marrë pjesë në festat vjetore të Pallatit Mbretëror

Pallati Mbretëror ka njoftuar se Mbretëresha Elizabet ll, këtë vit nuk do të marrë pjesë në festat vjetore të kopshtit dhe do të përfaqësohet nga anëtarë të tjerë të familjes.

Ai nuk dha detaje në lidhje me këtë vendim, por tha se “do të jepen në kohën e duhur”.

Çdo verë organizohen deri në tre festa në kopshtin e Pallatit Buckingham (11, 18 dhe 25 maj), si dhe një në Holyroodhouse në Edinburg (29 qershor).

Mbretëresha kohët e fundit është marrë me çështje të cilat e kanë detyruar të lëvizë, gjë e cila ka ndikuar në tërheqjen e saj nga disa organizime.

Javën e kaluar, Mbretëresha takoi presidentin e Zvicrës në Windsor, pas një pushimi disa ditor në pronën e saj në Sandringham në Norfolk.

Ajo festoi ditëlindjen e saj të 96- të muajin e kaluar dhe 70-vjetorin e ngjitjes së saj në fron, duke u bërë mbreti ose mbretëresha e parë britanike me një mandat kaq të gjatë.

Sipas Sky News, një sërë ngjarjesh po zhvillohen gjatë gjithë vitit për të shënuar mandatin e saj historik, duke kulmuar me një festë bankare katër ditore nga 2-5 qershor.

Ndërkaq edhe më herët, Mbretëresha Elizabeth ka anuluar angazhimet e saj virtuale që ishin planifikuar pasi ende vuan nga simptoma të lehta për shkak të Covid-19.

Megjithatë, ndonëse ishte pozitive me Covid-19 ajo do të vazhdonte detyrat dhe takimet virtuale në Kështjellën Windsor, ku ajo është duke u izoluar.

Atëherë, një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha: “Meqenëse mbretëresha ende po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, ajo ka vendosur të mos ndërmarrë angazhimet e saj virtuale të planifikuara sot’.

Elizabeth ka marrë të treja dozat e vaksinës. Dozën e parë e mori në janar të vitit 2021, të dytën në mars dhe dozën e tretë në muajin tetor.