Celebrities Gossip

Mbretëresha Elizabeth anulon udhëtimin e radhës, cili është problemi me shëndetin e saj?!

Mbretëresha Elizabeth ka anuluar udhëtimin në Irlandën Veriore pasi pranoi këshillën mjekësore dhe vendosi të pushojë. Ndërkohë, një zëdhënës i Pallatit Buckingham u shpreh si më poshtë.

Mbretëresha ka pranuar me ngurim këshillën mjekësore që të pushojë gjatë ditëve në vazhdim. Madhëria e saj është në humor të mirë dhe është e zhgënjyer që nuk ka mundësi të vizitojë Irlandën Veriore, ku do të duhej të ndërmerrte një sërë angazhimesh sot edhe nesër. Mbretëresha dërgon urime të ngrohta për njerëzit në Irlandën e Veriut, dhe po pret me padurim që ta vizitojë atë në të ardhme.

The Queen and other royals greet guests - including Microsoft founder-turned-philanthropist Bill Gates - during a reception to mark the Global Investment Summit, at Windsor Castle

Elizabeth do të arrinte në Belfast sot për një sërë angazhimesh, udhëtimi i saj i parë në Irlandën e Veriut në pesë vjet, pasi kujtojmë se e vizitoi për herë të fundit në vitin 2016 me burrin e saj të ndjerë Princ Philip. Thuhet se Mbretëresha do të bashkohej me një shërbesë kishtare në Kishën e Shën Patrikut. Shërbimi i reflektimit dhe Shpresës po organizohet nga Grupi i Drejtuesve të Kishës.

The Queen and Prime Minister, Boris Johnson greet guests during a reception for international business and investment leaders at Windsor Castle

Kujtojmë se shëndeti dhe mosha e Mbretëreshës Elizabeth po diskutohen së tepërmi kohët e fundit. Nga njëra anë ajo që mban një shkop mbështetës për të ecur, dhe nga ana tjetër refuzon të plaket, duket se Mbretëresha Elizabeth vërtet ka kohë për pak pushim.

The Queen used a walking stick as she visited Cardiff for the opening ceremony of the sixth session of the Senedd