Celebrities Showbiz

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla i bëjnë nderimin më të veçantë Princeshës Kate për ditëlindjen e saj!

Pas intervistës bombastike dhe publikimit të autobiografisë së princit Harry duket se nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk ka ardhur akoma një deklaratë në lidhje me akuzat që ai kishte shprehur ndaj tyre. Por çifti mbretëror ka zgjedhur të thyejë heshtjen në rrjete sociale për të bërë një ndër dedikimet më të ëmbla për një anëtar tjetër të familjes, që sot feston ditëlindjen e saj. Ky postim i dedikohet pikërisht Kate Middelton për 41 vjetorin e saj të lindjes.

Çifti mbretëror ndau një foto të ëmbël ku shfaqet Kate gjatë një vizite të fundit në Uells dhe bashkëngjitur me të i kanë dedikuar asaj një mesazh duke i uruar Princeshës së Uellsit një ditëlindje të lumtur. Fotoja tregon princeshën që dukej rrezatuese teksa takoi një dashamirës të vogël jashtë Kishës së Shën Thomas. Kjo ishte vizita e parë e Kate në vend që kur mbreti Charles e quajti atë Princesha e Uellsit pas vdekjes së mbretëreshës së ndjerë në shtator.

Përveç këtij postimi, familja mbretërore ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur ndaj ngjarjeve të fundit. Pak ditë më parë është publikuar autobiografia e princit Harry ku ai ka zgjedhur të shkruajë anën e tij të historisë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve, duke nisur që nga vdekja e nënës së tij në vitin 1997, tek martesa e tij me Meghan Markle dhe problematikat e shumta të çiftit kunddrejt familjarëve të pallatit mbretëror. Kate gjithashtu është protagoniste e librit ku princi ka zgjedhur të ndajë një konflikt të ndodhur mes saj dhe gruas së tij.

Megjithatë, Harry ndau edhe momente prekëse gjatë gjithë librit dhe foli për dashurinë ndaj kunatës së tij. Ai tha se ishte i kënaqur që ajo do të ishte përgjithmonë pranë William-it dhe se si ajo ishte një përputhje perfekte për vëllain e tij të madh. Gjithashtu ai shtoi se i pëlqente të shihte Kate duke qeshur dhe se i pëlqente ta bënte atë të qeshte. Harry dhe Kate janë fotografuar duke ndarë momente të bukura në praninë e njëri-tjetrit shumë herë gjatë angazhimeve të tyre të përbashkëta ndër vite. Dyshja e kanë njohur njëri-tjetrin që në vitet e tyre të rinisë ku edhe nisi romanca midis tyre.