Art & Kulturë

Mbyll siparin në Tiranë “Mediterranea 18”

“Mediterranea 18” sot mbyll siparin në Tiranë, por shumë prej punimeve do të vazhdojnë të ekspozohen për publikun deri në fund të muajit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ishte privilegj që një pjesë e kuratorëve janë shqiptarë  e në njëfarë mënyre sollën shtëpinë e Mesdheut në shtëpinë e tyre.  Veliaj theksoi se pavarësisht situatës politike, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në vazhdimin e jetës artistike dhe punëve në qytet.