Sport

Mbyllen zgjedhjet, Alimehmeti zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë!

Kanë përfunduar zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit, Tiranë, teksa fitues është shpallur ish futbollisti i Tiranës, Krenar Alimehmeti, i cili garonte me Eduart Prodanin.

Rezultati ishte qartazi në favor të Alimehmetit, që mori mbështetjen e plot 44 delegatëve, , teksa vetëm dy prej tyre votuan në favor të kandidatit tjetër, Eduart Prodani.

Në total delegatët me të drejtë vote në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, kanë qenë 67, nga të cilët dy kanë munguar dhe janë paraqitur vetëm 65.

Vlen të theksohet se kandidati Eduart Prodani, bashkë me 18 delegatë, u larguan nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit para se të mbahej procesi i votimit, pas propozimit për ndryshim të rendit të ditës, për votimin e anëtarëve.