Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Mbyllet burgu “ferr” i Zaharisë, nis transferimi për në Shënkoll i 319 të burgosurve të sëmurë.

Burgu ‘ferr’ i Zaharisë do të mbyllet ndaj ka nisur sot transferimi i personave me masë shëndetësore nga Zaharia në drejtim të burgut të Shën Kollit, ku dy blloqe janë rikonstruktuar dhe përshtatur për 319 pacientët. Operacioni drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe do të shtrihet në dy ditë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka inspektuar sërish sot në mëngjes ambientet ku do të akomodohen pacientët e Zaharisë, duke parë nga afër kushtet dhe masat e marra.

Ai ka vlerësuar punën e bërë, duke theksuar se pas më shumë se 20 viteve rekomandimesh e vërejtjesh, është realizuar mbyllja e një prej institucioneve më të kritikuara dhe të amortizuara. Sipas Manjës qëndrimi i këtyre personave në këto ambiente do të jetë një fazë kalimtare, derisa ata të merren përfundimisht nën përkujdesje nga Ministria e Shëndetësisë në një institucion totalisht të përshtatur për problematikat e këtyre personave.

Premtuam që Zaharia do mbyllej brenda nëntorit dhe e mbajtëm. Është ditë e bukur, pavarësisht shiut. Falënderoj të gjitha stafet e angazhuara, sidomos ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të IEVP Zahari dhe IEVP Shën Koll për angazhimin e tyre fizik e human edhe në ditët e pushimit, në trajtimin dhe sistemimin e këtyre personave në ambientet e rikonstruktuara të Lezhës, -ka thënë Manja.