Sport

Mbyllet java e 30-të e Superiores, Teuta në krye!

Përfundojnë edhe 3 sfidat e mbetura të javës së 30-të të Superiores.

Tirana – Vllaznia përfundoi1-0.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 49 pikëve në vendin e pestë, katër posht zonës Euro dhe gjashtë larg kreut. Diferenca mbetet e madhe, por matematika i jep shpresë kampionëve në fuqi. Nga ana tjetër, kjo humbje zbret Vllazninë në vendin e tretë, me shkodranët që lëshojnë terren ndaj rivalëve direktë të Teutës dhe Partizanit. Durrsakët u kthyen në vendin e parë pas fitores 2-0 kundër Kukësit. Gjithçka e lehtë për të besuarit e Edi Martinit, që kaluan në epërsi shumë shpejt, falë golit spektakolar të Krasniqit në minutën e 11-të.

Partizani nuk ia del të fitojë ndaj Laçit as në përplasjen e pestë sezonale, në atë që luhej për një objektiv madhor titullin kampion. Vetëm një pikë e fituar nga të kuqtë në një fushë të vështirë, ku u shënuan katër gola (2-2), nga dy për secilën skuadër. Rezultat që nuk kënaq as Laçin, që gjithsesi duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar, pavarësisht mungesës së Nwabuezes dhe gjendjes jo të mirë të Mazrekajt, që u hodh në fushë vetëm në fundin e sfidës. Një pikë për të kuqtë që tashmë ndjekin Teutën kryesuese me dy pikë më shumë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e katërt, me 5 pikë më pak se “Djemtë e Detit”.

Teuta rikthehet te fitorja, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena” dhe të rimarrë kryesimin e renditjes në Kategorinë Superiore, me 55 pikë.

Më herët u luajtën Apolonia -Kastrioti që përfundoi 2-1,  dhe Skëndërbeu -Bylis po 2-1.

Deri tani kryeson Teuta me 55, Partizani 54 dhe Vllaznia me 53.