Bota

Mbyllet vendi i tretë kulturor më i vizituar i Parisit!

Vendi i tretë kulturor më i vizituar i Parisit ka nevojë për rinovim. Pasi magjepsi për 50 vjet dashamirët e artit dhe arkitekturës me ndërtimin e saj brenda dhe jashtë, Qendra Pompidou do të mbyllet për pesë vjet për shkak se ka nevojë për një rinovim.

Qendra, e cila përfshin një galeri, bibliotekë dhe restorant në pjesën e saj të jashtme, do të mbyllet nga viti 2025 deri në vitin 2030 për t’iu nënshtruar riparimeve për shkak se zyrtarët thonë se janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen e ndërtesës së pazakontë.

Ministrja e Kulturës, Rima Abdul Mal u shpreh se projekti i modernizimit pritet të kushtojë 260 milion€. E vendosur në zemër të Parisit dhe me emrin e ish-presidentit francez Georges Pompidou, Pompidou tërheq disa milionë vizitorë çdo vit dhe ofron një nga pamjet më të mira në qytet. Po planifikoni një udhëtim ditor në Paris? Klikoni në këtë link për të parë se ku të qëndroni, të hani dhe të eksploroni mbi 24 orë të përsosura në Paris.