Music Selected By

Mbyllini sytë dhe rikthehuni pas në kohë nën ritmet e muzikës së DJ Danko-s!

Që të gjithë, pa përjashtim, kemi nevojë për pak kohë që të relaksohemi dhe të shijojmë apo të kujdesemi për veten tonë. Qoftë kjo nga ana fizike, psikologjike si dhe shpirtërore.

Për këtë, çdo të dielë, kujdeset Top Albania Radio me anë të programit më të bukur muzikor “Selected By”, që me anë të muzikës së mirëpërzgjedhur nga DeeJay-t residentë të radio-s mund të arrijë në shtëpitë, makinat dhe zemrat tuaja për t’ju dhuruar disa orë tepër argëtuese dhe relaksuese.

Të dielat janë bërë për muzikën dhe ajo të çon në një tjetër dimension, kështu si playlist-a e sotme!

Në krye të “Selected By” këtë të dielë do të jetë një ndër Dj-të më të kërkuar dhë të preferuar të jetës së natës, Dj Danko. Me një shije tepër të rafinuar në përzgjedhjet muzikore, do të performojë sonte për ju këngë të viteve ’90, ndër më të dashurat prej jush.

Nëse jeni të lodhur nga përditshmëria dhe po mendoni për të nesërmen që do t’ju duhet të shkoni në punë, bëni mirë të qetësoheni, të mbyllni sytë dhe t’i ngrini zërin TAR për të shkuar pas në kohë dhe të shijoni kryeveprat e muzikës.

Le ta quajmë programin e sotëm “Old But Gold“! Muzika e Dj Danko-s do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë dhe plot energji pozitive për të përballuar javën.

Mos harroni, ora 20:00, dy orë të mbushura me kujtime, ndjenja dhe muzikë super të mirë! Vetëm në “Selectd By” me Dj Danko!