Aktualitet

Mbyllja e shkollave, Qeveria vendim që njëri nga prindërit e punësuar të qëndrojë në shtëpi!

Qeveria vendos që një nga prindërit e punësuar të qëndrojë në shtëpi, nga nesër e deri më 26 janar.

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24-26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme!

Më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se “mbyllja e shkollave përveçse nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit”.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë në vështirësi se kush do kujdeset për ta, tre ditë. Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese, siç është nxjerrja e në vendimi nga Qeveria, që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndrojë në shtëpi për këtë arsye dhe të mos përballet me penalitete financiare nga punëdhënësi.

Ministria e Arsimit duhet të reagojë menjëherë dhe t’i kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla!

Tre ditë më parë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njoftoi vendimin për mbylljen e shkollave javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën për shkak të motit të ftohtë. Kushi u shpreh se sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të jashtëzakonshme për një vend si i yni.

Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Natyrisht, sipas saj, nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, vendimi do të rishikohet. Në njoftimin drejtuar prindërve, Kushi shtoi:

Do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare. Të dashur prindër! Ju lutem merrni masa për ju dhe fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i kapërcejmë sa më lehtë këto ditë të vështira të dimrit.