Aktualitet

Mbytet një 23-vjeçar në Gjirin e Lalzit.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të fundit, teksa një 23-vjeçar është mbytur në Gjirin e Lalzit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40. Ndërkohë që, kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.