Aktualitet

Më 27 shtator, detyrimi për certifikatën e vaksinimit!

Nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, iu bëri thirrje të gjithë arsimtarëve e studentëve që ende nuk janë vaksinuar, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën kundër COVID-19/ës.

Të hënën më 27 shtator, hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.

Duke filluar nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjitha vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore duhet të kontrollojnë nëpërmjet mekanizmave që do të ngrejnë, të gjitha certifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla e gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor, edhe për studentët.

Alternativa e mungesës së certifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm ose mësimi alternativ për studentët e pavaksinuar.

Arsimtarët të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinimin, duhet të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin dhe të konfirmojnë që nuk janë të prekur nga COVID-19 e kjo kërkesë do të jetë e përjavshme. Nga ana tjetër, vetë universitetet do të organizojnë mësimin e alternuar për ata studentë të cilët nuk do të kenë kryer ende vaksinimin.

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se interesi i shtuar në muajt e hapur të vaksinimit nga personeli arsimtarëve, e ka çuar në mbi 80% vaksinimin e tyre me një dozë dhe mbi 60% me të dyja, duke paraqitur mbulesë të lartë vaksinale.

Në këto dy muaj kemi pasur një interes të shtuar sa i përket vaksinimit dhe shihet që ka një interes të shtuar të studentëve. Sa i përket arsimtarëve, janë mbi 80% e tyre që e kanë kryer dozën e parë të vaksinës. Mbi 60% e tyre janë vaksinuar plotësisht, padyshim janë shifra inkurajuese.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.683.644 vaksina dhe 754.020 qytetarë u vaksinuan me të dyja dozat. Krahas pikave të përqëndruara dhe qendrave shëndetësore, vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2.045.310 vaksina anti-COVID.