Politikë

Me 85 vota pro Kuvendi miraton komisionin për raportin e Dick Marty-t

Kuvendi miratoi përbërjen e komisionit për raportin e Dick Marty me 85 vota pro dhe 12 kundër. Kryetarë do të jetë Ulsi Manja. Nga radhët e mazhorancës, anëtarë do të jenë deputetët Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj.

Ndërsa nga opozita në Komision renditen Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina. Ndërkaq sot në seancë plenare u rrëzua me 83 vota kundër dhe 9 pro dekreti i Presidentit Meta  për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit.

Gjithashtu me votën e 91 deputetëve u miratua marrëveshja me BERZH-in për infrastrukturën,  ndërsa 94 vota pro mori akordi për 15 milionë euro hua sërish me BERZH-in për përballjen me COVID-19.