Celebrities Gossip Showbiz

Me bikini në mes të dimrit, Rina Balaj pozon mjaft provokuese!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Vetëm pak më parë Rina i ka vënë flakën rrjetit me fotot e postuara në Instagram Edhe pse tashmë jemi në mes të dimrit, kjo nuk e pengon Rinën të pozojë me bikini sa herë ka dëshirë. Këngëtarja ka postuar disa foto, ku duket në një pishinë dimërore e veshur me bikini dhe mund të themi se ka trazuar rrjetin me disa poza mjaft provokuese.

Kujtojmë se pardje një ditë e veçantë për Rinën, pasi si sot 5 vite më parë këngëtarja ka nisur karrierën e saj në  muzikë. Këtë na  e ka treguar vetë Rina me anë të një postimi në Instastory. Atëherë Rina ka qenë vetëm 18 vjeçe dhe e nisi karrierën e saj muzikore me disa balada, më pas disa këngë rap e tashmë është kthyer përsëri tek baladat.