Celebrities Gossip Showbiz

“Më dha Botën…” Elita Rudi emocionon me fjalët për të bijën me rastin e ditëlindjes së saj!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar disa foto të djalit dhe vajzës me rastin ditëlindjes së kësaj të fundit. Krahas, mami Elita i ka dedikuar Botës fjalët më të bukura që mund të dëgjonit për sot.

Për vajzën time të dashur. Gëzuar ditëlindjen! E ardhmja juaj nuk qëndron para jush, ajo qëndron thellë brenda jush. Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetes, ka të bëjë me krijimin e vetes. Kur jeta bëhet një slitë, ngjituni së bashku me Zërin në sediljen e përparme, mbajeni fort njërin-tjetrin, hidhni krahët në ajër dhe shijoni xhiron. Ngrihuni duke ngritur të tjerët. Jeta ka të bëjë me mënyrën se si e trajtoni planin B. Praktikoni artin e të dëgjuarit. Gjeni gëzimin në te gjitha zgjedhjet që bëni. Mos harroni, në fund, kur keni zemrën e mirë, e mira fiton gjithmonë. Zoti me bekoi me ju dhe me dha Botën! Ju dua! 

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri po e shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.