Celebrities Fashion Showbiz

Më duket e gjetëm! Këto bikini nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj këtë verë…

Në këtë periudhë me siguri një nga veshjet më të rëndësishme janë bikinit. Koha për të menduar për fustanet dhe fundet e bukura ka përfunduar, teksa e gjithë vëmendja është përqëndruar te bikinit. Por cilat janë ato rroba banjo që po sundojnë verën?!

Epo duket se rrobat e banjos në ngjyrë të verdhë, mente apo fosforishente janë ato të duhurat. Disa nga bukuroshet e showbiz-it kanë sjellë sugjerimet e tyre të cilat lidhen pikërisht me këto ngjyra.

Sarah Berisha është një nga ato që ka zgjedhur rroba banjo në këtë ngjyrë, të cilat i ka kombinuar me syze dielli, skeleti i të cilave i përket gjithashtu i kësaj ngjyre.

Një tjetër bukuroshe, Adrola Dushi, ka zgjedhur rroba banjo të kësaj ngjyre. Duke i kombinuar me byrzylyqe te këmbët, dhe duke i mbajtur flokët e lira, Adrola ka shkëlqyer me këtë look.

E fundit në këtë listë, por padyshim në vajzë shumë e dashur e showbiz-it është pikërisht Beatrix Ramosaj. Trixa ka zgjedhur gjithashtu rroba banjo që i përkasin kësaj ngjyre dhe na ka mrekulluar të gjithëve.

Akoma nuk jeni bindur?! Nëse nuk e keni një set rroba banjosh në këtë ngjyrë në gardërobën tuaj, besojmë se këto bukuroshe të showbiz-it shqiptar ju sollën sugjerimin e duhur.