Celebrities Gossip Showbiz

“Më duket sikur po e puth…”, Luizi lyen buzët me buzëkuqin e Kiarës!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.

Vetëm pak më parë Luizi ka bërë një veprim sa të veçantë dhe qesharak aq edhe romantik le të themi, pasi i ulur në oborr së bashku me Kejvinën dhe Tean ka lyer buzët e tij me një nga buzëkuqët e Kiarës. E duket se i ka shijuar shumë ky moment, pasi nuk ka dashur ta shqetësoj ose ta ndërpresë njeri dhe është shprehur se kështu i duket sikur është duke e puthur Kiarën.

Se më duket sikur jam duke e puthur… më lini në fantazinë time…

Ditën e djeshme në një bashkëbisedim me Kiarën, Olta përveç se ka folur pë mendimin e saj rreth pëlqimit të Luizit pë Kiarën, por është shprehur gjithashtu se e shikon Luizin deri më tani një lojtar shumë të fortë dhe që për të është një nga banorët që do të shkoj në finale.