Celebrities Showbiz

Më e lumtur se kurrë, aktorja e njohur ndan me fansat momente nga rrugëtimi i shtatzënisë së saj!

Një nga aktoret më të njohura për publikun Esther Acebo, apo siç njihet ndryshe si Stockholm, nga seriali i famshëm “La Casa de Papel”, është tashmë në muajin e shtatë të shtatzënisë së saj. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe ky lajm është publikuar nga vetë aktorja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram gjatë muajit të kaluar.

Pas publikimit të lajmit të pritjes së ëmbël, aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në mënyrë të vazhdueshme foto të rrugëtimit të shtatzënisë së saj.

Pavarësisht fotove të shumta, aktorja e ka mbajtur jetën e saj personale shumë të fshehtë dhe private. Identiteti i babait të fëmijës ende nuk është bërë i njohur. Ndërkohë që lidhja e fundit publike e saj ishte me aktorin Alejandro Tous. Megjithatë, ende nuk dihet nëse çifti ende janë të lidhur, apo nëse Alejandro është pikërisht babai i fëmijës.

“La Casa de Papel”, është seriali më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix. Në sezonin e 5-të në pjesën e dytë aktorët më shumë kanë luajtur me emocione dhe më me pak aksion.

Por nga ana tjetër, Netlflix ka bërë të ditur së fundmi se gjatë vitit 2023 do të realizohet një serial për njërin prej aktorëve më të preferuar të serialit “La Casa de Papel”,  Berlinin. Drama e re, e quajtur “Berlin: A New Series” do të fokusohet në personazhin e Berlinit, të luajtur nga Pedro Alonso. Personazhi u vra në sezonin e dytë, por u rikthye në episodet pasuese me kujtime të ndryshme. Në një intervistë për NME, Alonso u shpreh shumë i lumtur mbi faktin se ka shumë njerëz nëpër botë që e konsiderojnë atë favorit të këtij seriali.