Celebrities Gossip Showbiz

“Më e shëmtuara e bërë ndonjëherë…”, Kristi i kthehet ashpër Oltës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë spektaklit Olta dhe Kristi janë ballafaquar edhe një herë në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe për distancimin mes tyre.

Kristi: Unë të kam folur për Oltën e shëmtuar dhe kjo që po bën tani është Olta më e shëmtuar ndonjëherë.  Tani thjesht jam bërë më i ashpër. Ti më ke përdorur për interesin tënd, për të më shfrytëzuar.

Olta: Por po e bën me vetëm ne të dy.

Armaldo: Kristi ka ndryshuar, është më impulsiv. Për çdo gjë që i them më thotë, “për manipulim e ke”.

Kristi: Ju të dy gjatë gjithë kohës manipuloni

Javën e kaluar është hapur televotimi për banorët më të preferuar të publikut dhe më pak të preferuarit do të ishin të nominueshëm këtë javë. Publiku ka zgjedhur si më pak të preferuar: Tanin, Nitën, Kejsin, Kristin, Armaldon, të cilët janë të nominueshmit nga banorët e tjerë, ku u shtohet edhe Ermiona, e cila e humbi imunitetin për shkak se humbi sfidën nga Vëllai i Madh. Më të preferuarit ishin Luizi, Olta , Kiara dhe Dea ndërsa Shpati dhe Eva janë akoma imun si banorët më të rinj të shtëpisë.