Bota Botë e Çuditshme

Më e zgjuar se Ajnshtajni, njihuni me 12-vjeçaren Anwita Patil!

Një 12-vjeçare është pranuar në Mensa, një shoqatë ndërkombëtare për njerëzit me dhunti. Ajo arriti të hynte në këtë shoqatë falë një testi inteligjence, i cili zbuloi se vajza ka një koeficient intelektual më të lartë sesa Albert Ajnshtajn.  Vajza quhet Anwita Patil dhe është nga Mançesteri. Ajo regjistroi 162 pikë, më e larta e mundshme në kategorinë e moshës së saj, duke e vënë atë përpara shkencëtarëve që konsiderohen të kenë një IQ rreth 160.

Prindërit e Patil, duke folur për “Manchester Evening News”, thanë se ishin të mahnitur nga inteligjenca e vajzës së tyre. Babai i saj i cili është konsulent për NHS në Mançester dhe nëna e saj ka një doktoraturë në matematikë.

Të impresionuar nga aftësitë e vajzës, prindërit e saj vendosën që Patili të bënte testin, i cili përbëhet nga dy pjesë. E para vlerëson aftësinë gjuhësore, ku ajo mori 162 dhe e dyta, që vlerëson vetëdijen vizuale dhe hapësirën, ku mori 140. Pasi shënoi notat më të larta në një nga testet, ajo ishte në gjendje t’i bashkohej Mensa-s, shoqërisë më të vjetër dhe më të madhe të inteligjencës në botë, e cila pranon vetëm njerëz që mund të dëshmojnë se kanë një IQ të lartë.

Rikujtojmë, se Izraeli po planifikon të ndërtojë një muze kushtuar fizikanit Albert Ajnshtajn pasi qeveria miratoi së fundmi projektin me vlerë 18 milionë dollarë. Muzeu do të ndërtohet në mjediset e Universitetit Hebraik në Jerusalem. Ajnshtajni u lind në Ulm të Gjermanisë, por si një hebre, ai iku në SHBA për t’i shpëtuar nazistëve.