Gossip Music

Më energjik se kurrë, Arjan Konomi i futet botës së muzikës?!

Ai është një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit, i njohur si opinionisti më i famshëm i emisionit “Për’puthen”. Bëhet fjalë për Arjan Konomin i cili së fundmi ka njoftuar se do të jetë pjesë e një bashkëpunimi muzikor me këngëtarin e njohur shqiptar, Sinan Hoxha.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory ai ka dhënë më tepër detaje rreth këtij projekti dhe ka shprehur se:

Pas zhgënjimit me Mazllëmin që më përdori thjesht si figurant në videoklipin e tij dhe dëshirat e mia artistike janë më të larta, tani po flas për një bashkëpunim tjetër me këtë figurën këtu, apo jo Sinan Hoxha?

Sinani e ka pohuar këtë gjë duke njoftuar fansat se dyshja do të sjellin një duet shumë shpejt. Rikujtojmë, se Sinani para pak ditësh u bë baba për herë të dytë. Konomi ndërkaq është po ashtu pjesë e videoklipit të këngës së Mevlanit në bashkëpunim me Sabianin. Por ne të gjithë jemi kuriozë të shohim rolin e Arjanit kësaj here. Nuk mendoni edhe ju kështu?

Pak ditë më parë Arjani ishte i ftuar në “Top Albania Radio”, ku dhe sqaroi ‘sherrin’ me Meridian Ramçaj. Por pas kësaj ka reaguar edhe ish-opinionisti, Ramçaj i cili tregoi më shumë rreth ‘përplasjes’ me Arjan Konomin.

Gjithashtu, Arjani u shpreh se konkurrentët mbi 40-vjeç në “Për’puthen” kanë shkuar me të vërtetë për të gjetur dashurinë. Konomi duket se ka krijuar një ‘armiqësi’ me disa nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe nuk kanë qenë të pakta herët ku ka patur edhe debate të forta me ta. Disa prej tyre janë Sara, Erlindi, Loco, Juli.