Sociale

Më fund “troket pranvera”, sot do të kemi rritje temperaturash

E diela sjell tërheqje graduale të të ftohtit duke sjellë rritje graduale të temperaturave në ultësirën perëndimore por mbeten me temperatura të ulëta zonat përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë ngricat në këto zona. Orët vijuese do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Veriu dhe Perëndimi i kontinentit do të paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë. Po ashtu, me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta mbeten disa zona në rajonin e Ballkanit. Ndërsa ndryshe paraqitet situata e motit për Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik ku reshjet e dendura të shiut si edhe stuhitë e forta të erës do të jenë problematike në këto rajone.

Kosova: Territori i Kosovës mbetet me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Veri lindje të vendit. Pritet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen lehtësisht në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut: Republika e MV do të jetë në ndikimin e vlerave të larta barike të cilat do të sjellin në MV mot të qëndrueshëm. Vendi do të jetë në dominimin e kthjellimeve por herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë gjatë pasdites.