Celebrities Health & Beauty

Me fytyrë “bebe” dhe e gjitha me të zeza, Dua merr sërish vëmendje

Këngëtarja e njohur anembanë botës, Dua Lipa vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë fansave të saj dhe jo vetëm.

Këtë radhë artisja me origjinë shqiptare, por me banim në Britani, mori vëmendje për pozat e nxehta, duke u uruar mëngjes të mirë fansave të saj. “Buongiorno”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë kështu “Mirëngjesi” në gjuhën italiane.

E veshur me të zeza, nuk ka se si të duket më joshëse ajo. Në fotografi vërehen edhe sytë e ënjtur të Duas.

Ende pa u bërë një orë nga postimi i fotografive në Instagram, Dua Lipa mori mbi 774 mijë pëlqime.

Dua është kthyer kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u përgatitur për performancën e saj të radhës, në “Brit Aëards 2021”.

Ajo është nominuar në eventin e madh të ndarjes së çmimeve britanike në tri kategori: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.