Lifestyle Love & Sex

Me ju beqarët e kemi, ja pse akoma nuk jeni duke e gjetur shpirtin tuaj binjak!

Ju ka ndodhur të uleni në tryezën e shtëpisë tuaj dhe të mendoni se përse ende jeni beqar/e?! Ne në fakt e kemi një listë me tre arsye të mundshme pse nuk e keni takuar akoma partnerin e duhur. Shoqëria shpesh na ka bërë të besojmë se të kesh një marrëdhënie të qëndrueshme është kalimi në një jetë të respektueshme.

Epo, për fat të mirë ne e dimë që nuk është më kështu. Në vend që të ngecim në një marrëdhënie të keqe është më mirë të jeni beqar/e. Ndërkaq, ja tre arsyet që mund të shpjegojnë pse keni kaq kohë që jeni beqar/e:

1.Ju nuk doni të vendosni.

Ky qëndrim ka disa baza shkencore. Partneri i duhur vjen pas një numri të caktuar angazhimesh. Le të themi se shkaku i vërtetë i të qenit beqar qëndron në faktin se, deri më tani, ju nuk doni të “humbni kohë” me dikë që nuk është i duhuri.

2.Jeni të përqendruar tek vetja juaj.

Shpesh ndodh që dikush saboton marrëdhënien e tij, edhe pa e kuptuar. Ju mund të mos e vini re atë, por, pikërisht në këtë moment në jetën tuaj, ju jeni të përqendruar vetëm tek vetja. Tani jeni të përqendruar tek studimi ose karriera ose thjesht tek shëndeti juaj mendor. E pamundur të kesh një marrëdhënie kur nuk ke ide të qarta dhe nuk e do veten.

3.Ju jeni të rrethuar nga njerëz që nuk duan të angazhohen.

Shpesh, në fakt, mund të ndodhë që të “mbërthehemi” në një rreth miqësish që na bëjnë të rrimë gjithmonë me të njëjtët njerëz. Të gabuarit! Me pak fjalë, të qenit beqar është diçka që, më shpesh sesa jo, ka të bëjë më shumë me “aksionet” tona sesa me të tjerët. Sigurisht ekziston edhe mundësia që ju të keni të bëni me njerëz që thjesht nuk ju meritojnë.

Ndërkaq, janë disa shenja të horoskopit që nuk kanë edhe aq shumë fat në dashuri dhe gjatë gjithë kohës përballen në vështirësi me njohjet dhe marrëdhëniet e tyre.