Lifestyle

Me ju e kemi, ky artikull është për ata njerëz që nuk i respektojnë kurrë oraret!

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se njerëzit që nuk respektojnë oraret dhe vonohen, nuk e bëjnë këtë gjë me qëllim apo për të bezdisur të tjerët, por kanë një çrregullim. Të gjithë kanë një mik, koleg, të afërm ose të njohur që është gjithmonë vonë. Ky zakon e ka origjinën në një pjesë të trurit, sipas disa studiuesve, por tregon edhe disa tipare të personalitetit tuaj. Aktualisht, shkenca është përpjekur të gjejë një shpjegim, duke u fokusuar në kujtesën eventuale të bazuar në kohë.

Për ta shpjeguar më thjeshtë, arsyeja kryesore pse njerëzit vonohen zakonisht lidhet ngushtë me çorganizimin, mungesën e kohës ose largpamësisë. Megjithatë, shkencëtarët thonë se ky fenomen shkon shumë më tej. Këtë e tregon një studim i Universitetit të Uashingtonit, i cili zbuloi se disa njerëz e kanë më të vështirë të kontrollojnë nocionin e kohës dhe për rrjedhojë, është më e vështirë për ta të llogarisin kohën e nevojshme për të mbërritur në një takim në orën e caktuar. Ky lloj personi e humb lehtë nocionin e kohës dhe mendojnë se një punë e kanë bërë për 10 minuta, ndërkohë që në fakt mund të ketë një orë.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Shefat janë pesëfish më të prirur që t’i shohin meshkujt si më ambiciozë sesa gratë në aspektin e punës. Këtë e ka bërë të ditur një studim i fundit. Anketimi nga ‘YouGov’ ka zbuluar se burrat perceptohen si me më shumë vetëbesim, ndërsa gratë vlerësohen si më të ndërgjegjshme në punë.

Nga ana tjetër, 40 % e punëdhënësve kanë thënë se burrat janë më të prirur sesa gratë të kërkojnë rritje rroge dhe rritje të pozicionit të punës. Zbulimet gjithashtu kanë treguar se edhe një në tre punonjës ende besojnë se ekziston seksizmi në vend të punës, përderisa një në tetë njerëz që punojnë në kompani të mëdha thonë se ngacmimet seksuale shpeshherë nuk janë raportuar aty.