Celebrities Gossip Showbiz

“Më ka dal nami që dua burrë”, moderatorja shqiptare tregon të vërtetën e statusit të saj

Hygerta Sako një nga figurat më të hershme të ekranit, e cila dikur është shpallur dhe Miss Shqipëria vazhdon të ruajë të njëjtat tipare të hijshme. Gjithashtu, shumë kuriozitet ngjall dhe jeta e saj private, që i bën ndjekësit të pyesin për statusin e saj.

E ftuar së fundmi në një emision veror, gjatë intervistës Hygerta prezantuesja simpatike është pyetur nëse është e dashuruar apo jo dhe përgjigja e saj na ka shuar të gjitha dyshimet.

Unë po i kaloj pushimet me vajzën dhe me nënë time. Nuk më rreh zemra për askënd në Vlorë. Më rreh zemra vetëm për Vlorën. E dua shumë Vlorën, rrënjët e mia janë në Vlorë. Nuk kam askënd që më rreh zemra. Se më ka dal nami që dua burrë. Nuk dua burrë, nuk dua askënd.

E ftuar në “Live From Tirana” para pak muajsh, Sako ka treguar për jetën e saj private eksluzivisht për TAR, ku u shpreh se të gjesh burrë në Shqipëri është mision i vështirë.

Në fakt rriten standartet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standartet rriten. Kërkon nga vetja shumë por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishmë dhe duhet luftuar për të, është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjëjnë një partner të moshës së tyre. Më duket mision shumë i vështirë.